Të shtëna me armë në Mitrovicë, nuk ka të lënduar
Një rast i të shtënave me armë zjarri është raportuar sot në Mitrovicën e Jugut. Rastin e ka konfirmuar Avni Zaiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut. Zaiti ka bërë të ditur se rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, pas së cilës njësitet policore kanë…
Lajme
Një rast i të shtënave me armë zjarri është raportuar sot në Mitrovicën e Jugut.
Rastin e ka konfirmuar Avni Zaiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut.
Zaiti ka bërë të ditur se rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, pas së cilës njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 15:30, Policia në Mitrovicën e Jugut ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur disa gëzhoja”, ka thënë Zahiti.
Sipas tij, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
“Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po vazhdon hetimet”, ka shtuar ai.
Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rastin apo rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti.