Të shtëna me armë në Lipjan

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmë në Lipjan. Policia bën të ditur se ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit 7.65 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërkohë rasti është nën hetime. Njoftimi i plotë: Lipjan 25.06.2025-23:05. Pas pranimit të informatës për të shtëna me…

Lajme

26/06/2025 10:29

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmë në Lipjan.

Policia bën të ditur se ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërkohë rasti është nën hetime.

Njoftimi i plotë:

Lipjan 25.06.2025-23:05. Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, njësit policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit 7.65mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. /Lajmi.net/