Të shtëna me armë në Gjonaj të Prizrenit: Një i plagosur pas përleshjes mes dy personave

Një incident i rëndë është raportuar në Gjonaj të Prizrenit mbrëmë rreth orës 20:25, ku dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Sipas Policisë, gjatë konfliktit, njëri prej të dyshuarve ka përdorur armë dhe ka plagosur personin tjetër. Të dy të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor pas incidentit, shkruan lajmi.net. Në vendin e…

Lajme

03/05/2026 09:19

Një incident i rëndë është raportuar në Gjonaj të Prizrenit mbrëmë rreth orës 20:25, ku dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike.

Sipas Policisë, gjatë konfliktit, njëri prej të dyshuarve ka përdorur armë dhe ka plagosur personin tjetër. Të dy të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor pas incidentit, shkruan lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, e cila do të shërbejë si provë materiale në hetimin e rastit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësitë e secilit të përfshirë. /Lajmi.net/