Të shtëna me armë në Doberllukë të Vushtrrisë

Policia e Kosovës u njoftua të shtunën për të shtëna me armë në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë. Sipas organeve të rendit, të shtëna me armë pati nga dy vetura në lëvizje. Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u konfiskuan dy gëzhoja. “Njësitet policore, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri nga…

Lajme

08/06/2025 09:54

Policia e Kosovës u njoftua të shtunën për të shtëna me armë në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë.

Sipas organeve të rendit, të shtëna me armë pati nga dy vetura në lëvizje.

Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u konfiskuan dy gëzhoja.

“Njësitet policore, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri nga dy vetura në lëvizje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe  aty kanë gjetur e konfiskuar si dëshmi materiale dy gëzhoja  cal-9×19 mm, ndërsa veturat janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.