Të shtëna me armë në Deçan – Policia ka identifikuar të dyshuarin që është arratisur
Në qytetin e Deçanit është raportuar për të shtëna me armë sot. Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas tij, nuk ka persona të lënduar ndërsa dihet identiteti i të dyshuarit i cili është arratisur nga vendi i ngjarjes. “Sot rreth…

Lajme
Në qytetin e Deçanit është raportuar për të shtëna me armë sot.
Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, nuk ka persona të lënduar ndërsa dihet identiteti i të dyshuarit i cili është arratisur nga vendi i ngjarjes.
“Sot rreth orës 15:00 në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ është raportuar për të shtëna me armë. Me me të arritur njësiti policor ka kuptuar që një person ka shtënë në drejtim të një personi tjetër. Nuk ka të lënduar, ndërsa dihet identiteti i të dyshuarit i cili është arratisur nga vendi i ngjarjes…”, ka thënë Gashi./lajmi.net/