Të shtëna me armë në Banjë të Istogut, një person i plagosur

Një person është plagosur nga arma e zjarrit të premtën mbrëma në fshatin Banjë të Istogut. I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ku sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Policia është duke punuar intensivisht për…

Lajme

07/08/2026 21:53

Një person është plagosur nga arma e zjarrit të premtën mbrëma në fshatin Banjë të Istogut.

I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ku sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personit të dyshuar”, tha ai.