Të shtëna me armë në aheng familjar në Ferizaj, policia sekuestron pistoletën dhe dy fishekë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë një ahengu familjar më 10 gusht rreth orës 21:00 në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar një person të dyshuar, A.N., 33-vjeçar. Gjatë ndërhyrjes, policia ka konfiskuar një pistoletë me gaz dhe…
Lajme
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë një ahengu familjar më 10 gusht rreth orës 21:00 në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt.
Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar një person të dyshuar, A.N., 33-vjeçar.
Gjatë ndërhyrjes, policia ka konfiskuar një pistoletë me gaz dhe dy fishekë.
Me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel qytetarëve që të mos përdorin armë gjatë ahengjeve dhe festave familjare.