Të shtëna me armë afër Kongresit amerikan

Në afërsi të godinës së Kongresit amerikan, janë dëgjuar disa të shtëna me armë, gjë që kanë vënë në alarm edhe autoritetet, të cilat kanë urdhëruar izolimin e gjithë zonës.

Bota

11/04/2015 20:56

Lajmi konfirmohet nga autoritetet amerikane. Një zëdhënës tha për mediat se të shtënat kanë ndodhur anën perëndimore të godinës. Menjëherë sektori për vizitorët u izolua dhe nuk lejohet as hyrja dhe as dalje për arsye sigurie.

Raportimet e para flasin për një protestues të vetëvrarë.

Forcat e sigurisë kanë vendosur një perimetër sigurie rreth një pakoje të dyshimtë, që autori kishte me vete e që dyshohet se mund të përmbajë lëndë shpërthyese. / Top Channel