“Të Shqipërisë na tradhtojnë”, Zebërvoki: Po të behet lufta le t’ju mbrojnë meshkujt si Gjesti

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Zebervoki, ka vazhduar transmetimin live në Instagram. Kjo lidhur me incidentin e shumëpërfolur mes Jozit dhe Gjestit, ku Jozi i dha një shuplakë këtij të fundit teksa po linte shtëpinë. Ai u shpreh kundër gjuhës së urrejtjes që po qarkullon në rrjet, duke theksuar se kjo situatë nuk duhet…

ShowBiz

14/04/2025 14:46

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Zebervoki, ka vazhduar transmetimin live në Instagram.

Kjo lidhur me incidentin e shumëpërfolur mes Jozit dhe Gjestit, ku Jozi i dha një shuplakë këtij të fundit teksa po linte shtëpinë.

Ai u shpreh kundër gjuhës së urrejtjes që po qarkullon në rrjet, duke theksuar se kjo situatë nuk duhet të përçajë shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Askush nga Kosova nuk çohet për t’u futur në probleme vetëm se Gjesti mori një shpullë, e njësoj askush nga Shqipëria nuk çohet për të bërë të njëjtën për Jozin”, – tha ai.

I irrituar nga një koment që i thoshte “Veç hajde ti në Kosovë se dal të pres me tupana”, Zebervoki reagoi: “Mos më bëj të kap motorin e të nisem. Se lat nam, na çat …”.

Ai shtoi se nuk është hera e parë që ndodhin përplasje mes meshkujve dhe kjo nuk duhet bërë çështje kombëtare.

Ndër të tjera, Zebervoki tregoi se ka ende kontakte me disa ish-banorë, përfshirë Amberin, Loredanën dhe Gertën.

Kujtojmë që pas incidentit të bujshëm që ndodhi natën e eliminimit, ku Jozi u ndalua nga policia menjëherë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, ajo u lirua të nesërmen.

Zebervoki ka reaguar me tone të ashpra gjatë një transmetimi live në Instagram, ku u përball me një sërë komentuesish lidhur me incidentin mes Jozit dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania.

Ai theksoi se nuk po nxit urrejtje, por ishte kundër përçarjeve që po ndodhin në rrjete sociale mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë për shkak të incidentit.

Në përgjigje të një komentuesi, Zebervoki u shpreh: “Unë nuk po nxis urrejtje, por jam kundër përçarjeve që po bëhen. Hajde zhduku!”

Ai vazhdimisht merrte komente si “Hajde në Kosovë”, ndaj të cilave reagoi i irrituar: “Mos më bëni të kap motorin dhe të nisem, se latë nam! Na çat ***!”

Një komentues shkoi më tej, duke e cilësuar incidentin si një “tradhti nga shqiptarët e Shqipërisë”.

Zebervoki u përgjigj me ironi: “Po të bëhet lufta, le t’ju mbrojnë meshkujt si Gjesti!”

I irrituar nga toni i diskutimeve dhe përçarja që po nxitej në komente, Zebervoki theksoi se ky nuk ishte aspak qëllimi i tij kur vendosi të hynte live.

Ai ndërpren transmetimin, pasi mori komente të vazhdueshme që nxisnin urrejtje e përqarje dhe ky nuk ishte qëllimi i Zebërvokit.