Të rinjtë e pasur të Teheranit (foto)
Femra me bikini në pishina, makina, ora dhe sende të tjera të firmave më të shtrenjta në botë. Janë disa nga fotot që tregojnë pasurinë e të rinjve në Tehran.
Bota
Në profilin e “Rich Kids of Tehran” ( Të Rinjtë e Pasur të Teheranit) janë postuar dhjetëra-qindra foto nga jeta e të rinjve të kamur të kryeqytetit iranian.
Makina të shtrenjta, ora të shtrenjta, varëse e bizhu të tjera me vlera qindra-mijëra dollarë.
Nuk mungojnë as imazhet nga jeta në lokalet e natës, vajza “që thyejnë kodin e veshjes”, që dalin me bikini nëpër pishinat private dhe më pas i hedhin në rrjet, pa u trembur se mund të ndëshkohen.
Ligji iranian është i ashpër sa i përket veshjes për femrat, megjithatë për njohësit e Iranit, fëmijët që kanë postuar këto foto janë bijtë dhe bijat e njerëzve të konsideruar “të paprekshëm” në Republikën Islamike.
Loading
Flying private ✈️