Të rinjtë e Ballkanit, të bllokuar nga qeveritë e tyre

Zhvillimet kontradiktore të kohë pas kohëshme në mes të qeverive në Ballkanin Perëndimor, po i afekton edhe të rinjtë e këtij rajoni.

ShowBiz

10/08/2018 13:00

Ky ishte një shqetësim i paraqitur nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, gjatë një paneli të organizuar nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rionor (RYCO) gjatë debateve të mbajtura në festivalin Dokufest.

Në panelin diskutues me titullin “Çfarë mund të bëhet më shumë?”, u fol për gjendje aktuale të të rinjve në Kosovë dhe për perspektiven e tyre.

Ministri Gashi tha se RYCO është një shembull konkret, se si rinia mund të ndryshojë kahjen zhvillimeve në rajon. Ai u bëri thirrje të rinjve që të bëjnë presion më të madh të qeveritë e shteteve të tyre që të nxisin bashkëpunimin rajonal.

Sekretari i përgjithshëm i RYCO, Fatos Mustafa, tha se kjo organizatë është një shembull i mirë që tregon se si gjërat mund të ndryshojnë për të mirë, nëse ka një vullnet nga palët. Ai u bëri thirrje të rinjve dhe organizatave partnere “që të bashkohen në përmbushjen e misionit të RYCO, për një të ardhme më të mirë”.

RYCO është themeluar si një iniciativë rajonale për bashkëpunimin e të rinjve, e shtyrë nga procesi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, i njohur si procesi i Berlinit.