Të qëndruarit zgjuar vonë ka disa të mira, njihuni me to
Dikush ka probleme me gjumin e dikujt thjesht i pëlqen të qëndrojë zgjuar deri në orët e para të mëngjesit.
Lifestyle
Sido që të jetë, të qëndruarit zgjuar vonë ka të mirat e veta, dhe më poshtë gjeni disa prej tyre.
‘Njerëzit e natës’ kanë nivelin e inteligjencës më të lartë
Studimet kanë treguar se personat që lindin me nivel më të lartë të inteligjencës kanë prirje të mos bëjnë gjërat e zakonshme dhe të duhurat, përfshirë këtu edhe të qëndruar vonë dhe fjetja deri në orët e vona të ditës, si në fundjavë ashtu edhe në ditët e javës.
Ata gjithashtu përfitojnë duke pasur ‘fuqinë e natës’
‘Njerëzit e natës’ kanë një përparësi fizike ndaj atyre që zgjohen herët.
Studimet në universitetin e Albertas kanë treguar se njerëzit e hershëm kanë qëndruar në formë gjatë ditës por niveli i fuqisë së ‘njerëzve të natës’ ka arritur kulmin gjatë orëve të mbrëmjes.
Njerëzit që punojnë gjatë natës, janë më kreativë
Kërkimet kanë treguar se qëndrimi zgjuar natën vonë mund të stimulojë në zhvillimin e një ‘shpirti jo-konvencional’ dhe aftësinë për të gjetur zgjidhje alternative dhe origjinale.
Kanë më shumë sukses në teste
Studentët që kanë mësuar gjatë natës kanë pasur më shumë sukses në provime, gjë që është e lidhur me inteligjencën e përgjithshme.
Por, njerëzit e që ngrihen herët marrin nota më të mira.
Janë në shoqëri të mirë
Në fund të fundit, edhe Presidenti i SHBA është një ‘njeri i natës’
Në vitin 2009 Presidenti ka treguar se ai pëlqen të qëndrojë zgjuar deri vonë, edhe pasi të përfundojë punën. Ai ka thënë se gjithmonë para e të flejë, lexon deri vonë.
‘Njerëzit e natës’ mund të qëndrojnë më të vëmendshëm për më shumë orë se sa ata që flenë herët
Disa orë pasi të zgjohen, njerëzit që ngrihen herët kanë aktivitet më të ulët të trurit, krahasuar me ata të vonshmit.