Të premten, KEDS dhe Qeveria Kurti dëgjojnë zërin e qytetarëve për çmimet e larta
Nesër, qytetarët e Kosovës pritet të protestojnë kundër paralajmërimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në bashkëpunim me organizatën “Përpjekja”, kanë thirrur tubimin që nis në ora 13:00 pranë ndërtesës së KEDS-it dhe përfundon para Qeverisë së Kosovës, transmeton lajmi.net. Organizatorët kritikojnë rritjet e vazhdueshme të faturave që…
Lajme
Nesër, qytetarët e Kosovës pritet të protestojnë kundër paralajmërimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në bashkëpunim me organizatën “Përpjekja”, kanë thirrur tubimin që nis në ora 13:00 pranë ndërtesës së KEDS-it dhe përfundon para Qeverisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.
Organizatorët kritikojnë rritjet e vazhdueshme të faturave që nga viti 2022, duke i cilësuar si të padrejta dhe të dëmshme për qytetarët. Ata akuzojnë KEDS-in për keqmenaxhim dhe përfitime të mëdha nga energjia e prodhuar nga KEK-u, duke e shitur atë qytetarëve me çmime shumëfish më të larta.
“Qytetarët e Kosovës sot nuk paguajnë vetëm koston reale të rrymës, por edhe humbjet, keqmenaxhimin dhe gabimet e KEDS-it, vetëm për të garantuar fitime gjithnjë e më të mëdha për këtë kompani,” thuhet në komunikatën e organizatorëve për media.
Protestuesit kërkojnë refuzimin e menjëhershëm të kërkesës për rritjen e çmimeve dhe nisjen e procesit për rikthimin e KEDS-it në pronësi publike, një kërkesë që mbështetet edhe nga sindikatat. Ata ftojnë të gjithë qytetarët të bashkohen për të ndalur, siç e quajnë, “hajninë shumëvjeçare” dhe për të rikthyer energjinë elektrike në shërbim të popullit./lajmi.net/