Të premten Fitër Bajrami, BIK-u njofton se kur falet namazi

Muaji më i rëndësishëm i besimtarëve myslimanë, Ramazani do të përfundojë ditën e enjte, më 20 prill 2023. Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të premten, më 21 prill 2023. Lidhur me këtë rast, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës informoi se manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën…

Lajme

19/04/2023 12:43

Muaji më i rëndësishëm i besimtarëve myslimanë, Ramazani do të përfundojë ditën e enjte, më 20 prill 2023.

Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të premten, më 21 prill 2023.

Lidhur me këtë rast, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës informoi se manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

‘’Manifestimi do të fillojë në orën 5:05, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit siç u bë e ditur nga BIK, do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga teologu, Muhamed ef. Stublla.Namazi i Fitër – Bajramit falet në orën 06:23, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti. Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.”, u bë e ditur nga BIK.

Po ashtu është bërë e ditur se me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë, më 21 prill 2023, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Me këtë rast, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës uroi festën e Fitër – Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që ti ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona”.