“Të premten e dorëzojmë kërkesën” – LDK vendos që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë të re. Deri në fund të javës, LDK-ja do të kërkojë sqarime shtesë lidhur me faktin që nuk po zbatohet aktgjykimi i kësaj gjykate, i nxjerrë pak ditë më parë. Anëtar i kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj në një prononcim për Lajmi.net tha…

Lajme

02/07/2025 19:17

Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë të re.

Deri në fund të javës, LDK-ja do të kërkojë sqarime shtesë lidhur me faktin që nuk po zbatohet aktgjykimi i kësaj gjykate, i nxjerrë pak ditë më parë.

Anëtar i kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj në një prononcim për Lajmi.net tha shkurt se si parti do t’i drejtohen se Gjykatës Kushtetuese dhe se të premten do të dorëzohet kjo kërkesë.

“Po është e vërtetë që LDK ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe të premten do ta dorëzojmë kërkesën”, u shpreh Manaj shkurt për Lajmi.net.

Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese pasditen e së enjtes doli me vendim pas kërkesës së opozitës për sqarim lidhur me votimin e fshehtë, ku mes tjerash, subjektet politike janë obliguar për 30 ditë ta konstituojnë Kuvendit, ndonëse nuk sqarohet se çka ndodhë më tutje./Lajmi.net/