Të pikëlluar e me fotografitë e tyre në duar, bashkëmoshatarët në varrimin e tre fëmijëve që vdiqën në Jabllanicë
E shtuna mbrëma ishte tejet e rëndë për familjarët, miqtë por edhe për të gjithë Kosovën. Tre fëmijë të moshave 13-15 vjeç humbën jetën pasi një objekti i vjetër në Jabllanicë të Gjakovës u rrënua tërësisht. Fëmijët të cilët gjendeshin poshtë këtij objekti humbën jetën si shkak i shkatërrimit të këtij objekti. E sot në…
Lajme
E shtuna mbrëma ishte tejet e rëndë për familjarët, miqtë por edhe për të gjithë Kosovën.
Tre fëmijë të moshave 13-15 vjeç humbën jetën pasi një objekti i vjetër në Jabllanicë të Gjakovës u rrënua tërësisht.
Fëmijët të cilët gjendeshin poshtë këtij objekti humbën jetën si shkak i shkatërrimit të këtij objekti.
E sot në varrezat e Jaballanicës po u jepet lamtumira e fundit tre fëmijëve.
Në varrim po marrin pjesë shumë qytetarët, e në mesin e tyre edhe shokët dhe shoqet e klasës.
Ata po mbanin në duar fotografitë e tre fëmijëve që deri para pak ditësh po ndiqnin bashkë mësimet. Të rinjtë janë shfaqur tejet të mërzitur për ndarjen nga jeta e bashkëmoshatarëve të tyre./Lajmi.net/
Pamje-Lajmi.net