Të pavendosur për takimin me Thaçin

Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) është i vetmi grupacion politik që deri më tani ka njoftuar zyrtarisht se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kurse, dy grupacionet e tjera politike, koalicioni LDK-AKR-Alternativa (LAA) dhe lëvizja “Vetëvendosje”, ende nuk kanë vendosur se a do të marrin pjesë apo jo në takimin që pritet të mbahet këtë të hënë, për t’u konsultuar rreth datës së seancës konsitutive.

Lajme

21/07/2017 08:39

 

Përfaqësues të tyre kanë thënë se janë duke diskutuar rreth kësaj çështjeje për të dalë me një vendim përfundimtar.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike takimin e thirrur nga ana e presidentit e kanë cilësuar si të panevojshëm dhe tërësisht të kotë, shkruan “Zeri”.

Sipas tyre, është absurditet të thirret një takim për ta caktuar datën e seancës konstituive, kur të gjithë deputetët, siç thonë ata, janë të interesuar që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejt. Deputeti nga radhët e koalicionit PAN, Rasim Selmanaj, ka thënë se partnerët e këtij koalicioni do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentit Hashim Thaçi.