Të paprekshmit e Realit
Secila skuadër i ka futbollistët e saj kryesorë. Andaj, përjashtim nuk bënë as Real Madrid ku pa dyshim se Cristiano Ronaldo është elementi kryesor në ekipin e trajnerit Carlo Ancelotti. Por, reprezentuesi portugez nuk është i vetmi. Përveç tij, Los Blancos kanë edhe futbollistë të tjerë, të rëndësishëm, ndoshta jo në nivelin e Ronaldos, por…

Sport
Secila skuadër i ka futbollistët e saj kryesorë. Andaj, përjashtim nuk bënë as Real Madrid ku pa dyshim se Cristiano Ronaldo është elementi kryesor në ekipin e trajnerit Carlo Ancelotti.
Por, reprezentuesi portugez nuk është i vetmi. Përveç tij, Los Blancos kanë edhe futbollistë të tjerë, të rëndësishëm, ndoshta jo në nivelin e Ronaldos, por mjaft të dobishëm me kontributin e tyre në fushë.
E përditshmja sportive spanjolle Marca ka publikuar emrat e futbollistëve të Real Madridit me minutazhin më të gjatë deri më tani gjatë këtij sezoni.
Cristiano Ronaldo, Angel Di Maria dhe Luka Modric janë futbollistët e vetëm që janë paraqitur në çdo ndeshje të Real Madridit deri më tani gjatë këtij sezoni, në total prej 14 takimeve, në të gjitha garat.
Ronaldo ka qenë i pazëvendësueshëm me 1260 minuta lojë, kurse pas tij vjen Di Maria me 964. Në ‘podium’ gjendet edhe Modric me 920 minuta lojë.