Të pandarë nga njëri-tjetri, Kourtney e Travis ndajnë disa çaste romantike
Kourtney po e shijon në maksimum lidhjen e re.

ShowBiz
Kourtney Kardashian ka pak kohë që ka filluar një lidhje të re dashurie, shkruan lajmi.net.
Ylli televiziv është në romancë me muzikantin Travis Barker, me të cilin e shohim kudo bashkë.
Pas imazheve në çaste intime me Travis, Kourtney postoi një tjetër foto në përqafim të partnerit, teksa gjendeshin pranë veturës.
Se lidhja e tyre po bëhet serioze e tregojnë edhe tatuazhet në pjesë të ndryshme të trupit që çifti ia kanë dedikuar njëri-tjetrit.
Ndryshe, Kourtney së fundi është kritikuar nga motra Khloe, që e mbajti të fshehtë lidhjen në Keeping Up With The Kardashians. /Lajmi.net/