Të ndarë qe dy dekada, Demi Moore dhe Bruce Willis kalojnë kohë bashkë gjatë izolimit

Demi Moore dhe Bruce Willis u veshën me pizhame, teksa u bashkuan gjatë izoloimit për një fotografi familjare.

ShowBiz

07/04/2020 17:35

Janë bërë dy dekada që kur martesa e tyre 13-vjeçare mori fund, por ata kanë punuar shumë për të ndërtuar miqësi të lumtur, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Dhe madje edhe në karantinë, Bruce Willis, 65 vjeç dhe Demi Moore, 57 vjeçe, po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, duke u veshur pizhama të njëjta, ndërsa izolohen me fëmijët e tyre të rritur dhe partnerët e tyre.

Nuk dihet nëse Bruce po jeton me familjen apo po i vizitonte ata, gjë që shtron pyetjen nëse familja po i përmbahej masave distancuese sociale.

Në një foto të postuar në Instagram të vajzës Tallulah, 26 vjeç, Bruce dhe ish-gruaja Demi qëndrojnë së bashku, me krahët e hedhur rreth njëri-tjetrit.

Vajza Scout, 28 vjeç, qëndron pas tyre me një këmbë lart, ndërsa në krah të saj është i dashuri i Tallulah Dillon Buss.

Disa ndjekës e pyetën nëse Bruce duhet të jetë atje, nëse ai nuk jeton në kohë të plotë me ta, në mënyrë që t’i përmbahet masave distancuese sociale.

Bruce dhe Emma kanë dy fëmijë së bashku, Mabel dhe Evelyn.

Një burim konfirmoi për “People” se dyshja u ribashkuan gjatë izolimit, por nuk sqaruan nëse Bruce qëndron gjatë gjithë kohës atje.

Demi dhe Bruce ishin martuar nga 1987 deri më 2000 dhe kanë tre fëmijë. Pas ndarjes, të dy u martuan sërish. /Lajmi.net/