“Të mos bësh asgjë për mobilizim, kjo është hipokrizi” – Klinaku për deklaratat e krerëve të shtetit për luftë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar ndaj deklaratave të krerëve të shtetit se mund të ketë luftë, e ka quajtur hiporizi. Klinaku u shpreh se të thuash se duhet të jemi gati për luftë, në anën tjetër të mos bësh…

Lajme

10/07/2024 23:32

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar ndaj deklaratave të krerëve të shtetit se mund të ketë luftë, e ka quajtur hiporizi.

Klinaku u shpreh se të thuash se duhet të jemi gati për luftë, në anën tjetër të mos bësh asgjë rreth mobilizimit të popullit të Kosovës për luftë, është hipokrizi.

“Në njërën anë të thuash se duhet të jemi gati për luftë, sepse mund të ketë sulm nga serbia dhe aty të përmasave më të mëdha, në anën tjetër të mos bësh asgjë rreth mobilizimit të popullit të Kosovës për luftë, është HIPOKRIZI.” -ka ai në një shkrim në Facebook.