“Të mbështesim të rinjtë”, Meta takon nxënësit nga Kosova
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me një grup nxënësish nga Prishtina, ndërsa nuk ka munguar një apel drejtuar strukturave shtetërore në Kosovë ashtu edhe atyre në Shqipëri.

Lajme
Kreu i shtetit shqiptar thotë se të rinjtë duhet të mbështeten në mënyrë të pakursyeshme në ambiciet që kanë për dijen dhe shkencën, pasi ata do të jenë liderët e së ardhmes.
Postimi i Metës:
“I impresionuar nga bashkëbisedimi që pata sot me disa nga fëmijët me inteligjencë të jashtëzakonshme të Institutit “ATOMI” – Prishtinë. Shqipëria?? dhe Kosova?? duhet të jenë më të vëmendshme për mbështetjen e këtyre të rinjve, si një mundësi e shkëlqyer për progres shoqëror, por edhe për prezantimin me dinjitet të vlerave të kombit shqiptar, në përpjekjet për të kapur majat e shkencës, teknikës dhe teknologjisë botërore. Me bindjen se do ta realizojnë maksimalisht veten, u urova shumë suksese, besimplotë se do të jenë disa nga liderët tanë të së ardhmes në shumë fusha!”-shkruan Meta. /Lajmi.net/