Të martën pritet të mbahet seanca fillestare ndaj serbit të akuzuar për dhunim seksual gjatë luftës
Nesër (e martë), në Gjykatën Themelore do të mbahet seanca fillestare kundër Cvetko Kostiq, i cili akuzohet për dhunim seksual gjatë luftës. Rasti i dhunimit ka ndodhur në Komunën e Vushtrrisë. Kostiq akuzohet në mungesë, në pamundësi të sigurohet prezenca e tij gjatë procesit gjyqësor. Seanca do të mbahet në orën 09:30 në Departamentin Special…
Lajme
Nesër (e martë), në Gjykatën Themelore do të mbahet seanca fillestare kundër Cvetko Kostiq, i cili akuzohet për dhunim seksual gjatë luftës. Rasti i dhunimit ka ndodhur në Komunën e Vushtrrisë.
Kostiq akuzohet në mungesë, në pamundësi të sigurohet prezenca e tij gjatë procesit gjyqësor.
Seanca do të mbahet në orën 09:30 në Departamentin Special të Gjykatës Themelore, raporton KosovaPress.
Cvetko Kostiq ka qenë pjesëtar i forcave policore të Serbisë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, ai në bashkëkryerje me persona tjerë të uniformuar dhe të armatosur ka kryer veprën penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile”.
Deri më tani janë ngritur 12 aktakuza për dhunim seksual gjatë luftës, në mesin e tyre shtatë janë në mungesë.
Për herë të parë për këtë krim lufte është dënuar Zoran Vukotiq me 13 vjet burgim në tri shkallët, në rastin tjetër Vukotiq është liruar për dhunim seksual, dhe rasti Zhivojin Nesiq “Zhika” u dënuar me 15 vjet burgim dhe është në vuajtje të dënimit.
Vitin e kaluar u shqiptua edhe dënimi i parë në mungesë, ku Dragan Deniq e Ivica Rajkoviq u dënuan me nga 15 vjet burgim.
Vitin e kaluar kanë filluar edhe dy procese tjera për këtë krim lufte.