Të luash shumë PlayStation e dëmshme për duart

Mbajtja tepër e shtrënguar e kontrolluesit të PlayStation dhe shtypja e butonave shumë nga zemërimi që mund t’ua shkaktojë loja, mund të shkaktojë një çrregullim të lëkurës të sapo identifikuar.

Lifestyle

11/12/2014 17:07

I quajtur si “PlayStation hidradentiti i pëllëmbës” nga shkencëtarët, çrregullimi i lëkurës mund të shkaktojë lezione të dhimbshme mbi pëllëmbët ngjashëm si me çrregullimet e gjetura tek tabani i këmbëve të fëmijëve pasi kishin pasur aktivitete të rënda fizike, thanë ata.

“Ngushtimi dhe shtypja e vazhdueshme e dorës së bashku me shtypjen e përsëritur të butonave prodhojnë trauma të vogla por të vazhdueshme të pëllëmbës”, raportoi Vincent Piguet bashkë me kolegët e tij në spitalet universitare të Gjenevës, transmeton Lajmi.net.

Një zëdhënës i Sony Corp. tha se përdoruesit mund të kenë pasoja nëse nuk i ndjekin disa rregulla të përbashkëta, si këshillat mjekësore dhe udhëzimet, të cilat mund të gjenden brenda manualeve të pajisjeve tona.

Ky studim është bazuar në rastin e një 12 vjeçari i cili ishte në spitalin e Gjenevës dhe kishte marrë lezione intensivisht të dhimbshme në duart e tij, të cilat ai i kishte zhvilluar katër javë më herët duke luajtur PlayStation.

Pas marrjes në pyetje nga mjekët, ata zbuluan se disa ditë para shfaqjes së lezioneve djali kishte filluar të luaj PlayStation për disa orë çdo ditë, transmeton Lajmi.net.

Hulumtuesit dyshojnë se shtrëngimi i kontrolluesit të pajisjes gjatë luajtjes së bashku me përsëritjen e shpeshtë të tepruar të shtypjes së butonave të saj kishin shkaktuar këtë në pëllëmbët e djalit, e cila mund të bëhet edhe më keq gjatë djersitjes në një lojë të tensionuar.

Mjekët këshillojnë që nëse luani PlayStation, është mirë që të bëni herë-pas-here një pushim, dhe të mos luani jashtë mase nëse duart e juaja djersiten shpejtë.