Të lindësh fëmijë pas të tridhjetave ndihmon që të keni jetë më të gjatë

Një studim i ri nga Universiteti i Bostonit thotë se disa femra të cilat mund të lindin fëmijë në mënyrë natyrale pas të tridhjetave të tyre, mund të jetojnë më gjatë se ato të cilat lindin fëmijë para të tridhjetave.

Lifestyle

27/12/2014 17:38

Ju që jeni beqare dhe i keni mbushur të tridhjetat, sigurisht se jeni lodhur duke i dëgjuar njerëzit të ju thonë se jeni vjetruar shumë për tu martuar dhe për të pasur fëmijë. Por, ju mund t’u thoni atyre që të pushojnë së foluri, përderisa ju e keni energjinë dhe vezët, ju padyshim se do të mund të bëni fëmijë.

Një studim nga Universiteti i Mjekësisë në Boston gjeti që femrat të cilat ende mund të bëjnë fëmijë në mënyrë natyrale edhe pas të tridhjetave kanë një shanse më të madhe për të jetuar më gjatë se ato të cilat kanë fëmijë para të tridhjetave, transmeton Lajmi.net.

Por, studimi nuk do të thotë që ‘femrat duhet të presin që të kenë fëmijë vetëm në moshën më të vjetër për të përmirësuar shansin që të jetojnë më gjatë’, tha një profesor në Universitetin e Bostonit.

Aftësia natyrale për të pasur fëmijë në një moshë të vjetër ndikon që sistemi riprodhues i femrës të vjetërsohet më ngadalë, dhe kështu kjo ndikon në gjithë trupin.

Ora biologjike e disa femrave ecë më ngadalë se e disa të tjerave, thotë studimi.