Të lidhur? Ja deklarata e papritur e Varrosit për Oriola Marashin që u fshi

Vetëm pak kohë më parë pushtuan rrjetin lajmet se reperi shumë i pëlqyer nga të rinjtë, Varrosi dhe modelja e shumë komentuar për format trupore, Oriola Marashi janë në një lidhje.

ShowBiz

01/04/2018 22:43

Thashethemet nisë nga fakti që dyshja shihen shpesh bashkë dhe në komentet që i bëjnë njëri-tjetrit nëpër foto nuk mungon shprehja e dashurisë me fjalë: “Zemra, ylli”, etj.

Oriola dhe Varrosi i mohuan lajmet që qarkulluan për ta, por lajmet për lidhjen e tyre kanë nisur sërish nga një video e publikuar nga Oriola.

Ajo shfaqet në makinë duke dëgjuar një këngë dhe zëri dallon i Varrosit i cili këndon: “Belin e hollë, e thirri Oriola Marashi”.

Video më pas është fshirë, por mund ta ndiqni më poshtë të ruajtur nga “intv.al”.

https://vimeo.com/262742331