Të kesh fqinjë të mirë mund të ju ndihmojë në shëndetin e zemrës

Të jetosh në një komunitet me njerëz të mirë dhe fqinjë të shkëlqyeshëm mund të ketë shumë efekte të mira shëndetësore për zemërn tuaj, zbulon një studim i ri.

Lifestyle

21/08/2014 19:10

Hulumtuesit në SHBA thanë se mbështetja sociale dhe reduktimi i niveleve të stresit të ofruar nga marrëdhëniet e mira me njerëzit në komunitetin tuaj mund të ketë përfitime, sidomos për të moshuarit të cilët kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga një krizë shëndetësore, transmeton Lajmi.net.

Gjetjet e tyre, të bazuara në një studim katërvjeçar prej më shumë se 5,000 amerikanëve, zbuluan se njerëzit të cilët thanë se ju besonin dhe i pëlqenin shumë fqinjët e tyre, ndjeheshin pjesë e rëndësishme e komunitetit dhe të cilët prisnin nga fqinjët që t’i ndihmonin atyre kur kishin vështirësi, ishin më pak të prirur që të kenë sulme në zemër.

Nivelet e kohezionit social u vlerësuan një në shtatë, bazuar në përgjigjet e njerëzve. Secila pikë e vetme në shkallë përfaqësonte 17% rrezik më të ulët të sulmit në zemër, thanë studiuesit nga Universiteti Michigan, transmeton Lajmi.net.

Lidhja midis shëndetit të zemrës dhe vendit ku jetojmë është vënë në dukje edhe më parë, por zakonisht kishte lidhje me faktorë si privimi, zhurma dhe ndotja e ajrit.

Në përgjigje të studimit të ri, Julie Ward, një infermiere e lartë kardiake në Fondacionin Britanik Zemra, tha se shumë faktorë përtej dietave dhe ushtrimeve mund të rrisin rrezikun e sëmundjes së zemrës tonë.