“Te këngët e sotit nuk ka kurgja, as s’ka tekst, as melodi as harmoni”, Agim Gërguri komenton muzikën e sotme

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Agim Gërguri ka thënë se muzika sot nuk është e njëjtë me atë të mëparshme. Në një intervistë për lajmi.net, ai ka thënë se dëgjuesit e kësaj muzike “moderne” nuk mund t’i mbajnë në mend këngët e një këngëtari më shumë se një vit. “Te këngët e sodit nuk ka kurgja,…

ShowBiz

02/07/2024 20:21

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Agim Gërguri ka thënë se muzika sot nuk është e njëjtë me atë të mëparshme.

Në një intervistë për lajmi.net, ai ka thënë se dëgjuesit e kësaj muzike “moderne” nuk mund t’i mbajnë në mend këngët e një këngëtari më shumë se një vit.

“Te këngët e sodit nuk ka kurgja, as s’ka tekst, as melodi as harmoni. Tri gjanat më të rëndësishme nuk i ka. A i ngjajn kohës, a ka ardh koha qështu nuk e dij. Jo veç te na por në krejt botën është duke u shkatërruar muzika e mirëfilltë”, ka thënë Gërguri i “Fisnikëve”.

Ai ka thënë se këto muzika janë vetëm për club-e.

Agim Gërguri ka treguar edhe për projektet e tij të ardhshme, deri sa ka treguar që me Ferki Shalën po e përgatitin remix këngën “Do të shkrihem të venitem” në versionin akapella.

Këngëtari Agim Gërguri është i njohur për pothuajse të gjitha këngët e tij e më të famshmet njihen “Do të shkrihem të venitem”, “Ujku plak”, “Zotëria juaj” e për të cilat thotë se nuk ka menduar që do të mbijetojnë deri në këtë kohë.

Video: