“Të kalli ta boj ma zi se komandantve t’Zllashes”, plaku tregon kërcënimet që mori nga babai i Fitore Pacollit për tokën e tij

Skandalet  e deputetes Fitore Pacolli e ministrit të bujqësisë Faton Peci, janë thelluar edhe më shumë kohët e fundit. Për këtë për lajmi.net ka folur me plakun të cilit është duke ju marrë toka për të cilën thotë e ka blerë qysh pas lufte. Ai ka rrëfyer se si e ka blerë tokën nga fillimi.…

Lajme

19/11/2024 12:30

Skandalet  e deputetes Fitore Pacolli e ministrit të bujqësisë Faton Peci, janë thelluar edhe më shumë kohët e fundit.

Për këtë për lajmi.net ka folur me plakun të cilit është duke ju marrë toka për të cilën thotë e ka blerë qysh pas lufte.

Ai ka rrëfyer se si e ka blerë tokën nga fillimi.

Babai dhe vëllai i Fitore Pacollit kishin kërcënuar me jetë, Ismail Veliun një plak 90-vjeçar nga një fshat i Prishtinës.

Për shkak të një toke 6 ari të cilën tentonin t’ia uzurponin atij.

Madje Veliu kishte treguar për kërcënimet që i ishin bërë nga familja e deputetes së VV-së.

Siç thotë ai baba i Fitores e i kishte thënë se tokën e tij e ka blerë por që në fakt atë tokë e kishte marrë që të ja shesë djalit të tij me kontratë.

Ai ka treguar se ishte paditur nga Ramizi në gjykatë derisa tha se një gjë të tillë është dashur ta bëjë ai, mirëpo sipas tij kur kishte folur me nipin e Ramizit ai i kishte thënë se ai kishte qenë  pari që kishte blerë tokën dhe i takon.

Ani pse ishte paditur gjykata, gjykata kishte vepruar në favor të tij. Por sipas tij Ramizit po i ecte mbarë për shkak të pushtetit.

Veliu ka treguar se i kishte shkruar Fitore Pacollit por se nuk i kishte kthyer përgjigje.

“Mu sot me ma dhanë krejt dyjen nuk shkoj në Serbi jo qe nuk guxoj po pse me shku aj mire e din që jam kanë në UÇK , e qaty e ka pas qëllimin  ky ka thanë nuk shkon aj si lajmërohet edhe ja marrum tokën”, ka thënë Veliu.

Teksa thotë se nuk merret me parti por se as PDK e as LDK nuk janë marrë asnjëherë me toka.

Unë nuk e di cka kanë ba PDK e LDK veq kujt tokë me zor si kanë marrë, mos tum pengojn le tum lajn rahat njers temën”, thotë ai. /Lajmi.net/