‘Të ka lali shpirt’, kënga e parë shqiptare me rekord klikimesh (Video)
Po bëhen gati tre vjet prej kur u lansua, e kënga 'Të ka lali shpirt' nuk rreshti asnjëherë së dëgjuari.

ShowBiz
Madje ka arritur të bëhet kënga e parë në shqip, që then rekord në kanalin zyrtar në Youtube me 200 milion klikime, shkruan lajmi.net.
Ky bashkëpunim në mes të Silva Gunbardhit, Mandit dhe Dafit, është dëgjuar jo vetëm në vendet shqipfolëse por edhe më gjerë, andaj kështu ka arritur të jetë ndër më të klikuarat.
Kujtojmë se menjëherë pas publikimit është bërë hit i 2013-tës, ndërsa pas një viti, saktësisht në 2014-tën arriti 100 milionshin e parë./lajmi.net.
