Të jetosh me një luan në shtëpi (Foto)
Melanie Griffith është një grua e cila si adoleshente vendosi të ketë një luan në shtëpi për vete.
Fun
“Ishte një budallallëk i madh në atë kohë,” e pranon ajo duke buzëqeshur. Nëna e saj, Tippi Hendren, bëri një film rreth kafshëve të mëdha pas një udhëtimi në Afrikë. Një trajnere e kafshëve, për çfarëdo arsye, i shtyu ato që të marrin një luan në shtëpi, për të kuptuar më mirë jetën e tyre. Kështu, ato e ftuan një luan mashkull në shtëpinë e tyre.
Jeta e çuditshme e Melanie dhe nënës së saj është kataloguar në një seri të fotografive të cilësisë së mirë, të marra që nga koha kur ajo ishte vetëm një adoleshente, transmeton Lajmi.net.
Askush në familje nuk u lëndua kurrë nga luani, por luani sigurisht që ka mundur t’i vrasë ata në çdo moment. Në një moment, ai kishte sulmuar Ron Oxley-n, të zotin e tij të mëparshëm, gjatë një darke në shtëpinë e tij.
Pas këtij luani, familja adoptoi edhe kafshë të tjera të mëdha, të cilat rezultuan me një seri lëndimesh të rënda. Tani, Melanine është 57-vjeçare dhe ka mësuar shumë nga eksperienca e saj e të jetuarit me luan, transmeton Lajmi.net.
Ajo tani është një kritike e madhe e mbajtjes së luanëve në shtëpi, e cila është ende një praktikë ligjore në pjesën më të madhe të SHBA-ve.
Këto fotografi mahnitëse dokumentojnë kohën e kaluar së bashku të Melanie dhe luanit të saj.