Të hënën seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjatë javës së ardhshme do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Nga e hëna deri të enjten, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të paraqiten para trupit gjykues, me seancat që do të nisin çdo ditë në orën 09:00. Gjatë kësaj jave, në Gjykatën…

Lajme
Gjatë javës së ardhshme do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Nga e hëna deri të enjten, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të paraqiten para trupit gjykues, me seancat që do të nisin çdo ditë në orën 09:00.
Gjatë kësaj jave, në Gjykatën Speciale u mbajtën dy konferenca dhe vetëm një seancë gjyqësore, gjatë së cilës ish-presidenti Hashim Thaçi pati probleme shëndetësore.
Të martën, më 18 shkurt, Gjykata Speciale vendosi të zgjasë masën e paraburgimit për dy muaj për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët po përballen me akuza për krime lufte.
Ndërkohë, të shtunën (dje) kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, vendosi për modifikimin e dënimeve të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit, duke lejuar lirimin e tyre me kushte të përcaktuara në vendimet përkatëse.