Të hënën seanca e radhës, por jo për presidentin, Haxhiu: Projektligji për Bordin e Paqes, ai për Komisionin e Provimit të Jurisprudencës…

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit e cila u zhvillua sot. Haxhiu deklaroi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit e ka ftuar dje për t’i trajtuar disa çështje të rëndësishme për seancën plenare 27 prill. “Natyrisht s’ka të bëjë me çështjen e presidentit, do të doja të jetë ashtu por ende…

Lajme

23/04/2026 09:58

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit e cila u zhvillua sot.

Haxhiu deklaroi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit e ka ftuar dje për t’i trajtuar disa çështje të rëndësishme për seancën plenare 27 prill.

“Natyrisht s’ka të bëjë me çështjen e presidentit, do të doja të jetë ashtu por ende jemi në pritje të një konsensusi për çështjen e presidentit të ardhshëm.Kryesia e Kuvendit vendosi që më 27 prill në ora 10:00 të ketë edhe një seancë për t’i adresuar disa çështje të rëndësishme si Projektligji për anëtarësimin e Kosovës në Bordin Paqes dhe ratifikimin e Këshillit të Kosovës me atë të Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare, emërimi i tre anëtarëve të Këshillit Shtetërore të Cilësisë dhe propozim vendimi i Qeverisë për formimin e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës”,deklaroi Haxhiu, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se “Pra, përfshirë edhe bordin e AKP-së që u trajtua sot në komision”.

“Konsideroj se janë pika tejet të rëndësishme dhe duke marrë parasysh se ende nuk e dimë që do të kemi konsensus për çështjen e presidentit, por në qoftë se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme është e rëndësishme që të votohen këto çështje të rëndësishme”,shtoi ajo.

Haxhiu deklaroi se nesër do të jenë dy seanca plenare e pastaj të hënën për seancën që e caktuan sot./Lajmi.net/