Të hënën e ardhshme seanca për buxhetin 2025, Gashi thotë se LDK nuk e voton në formën që është tani
Kryesia e Kuvendit ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Pas përfundimit të mbledhjes, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi bëri të ditur se të hënën e ardhshme, në Kuvendin e Kosovës do të diskutohet në lidhje me buxhetin për vitin 2025. Gashi tha se kjo seancë do të jetë dinamike dhe në fokus…
Lajme
Kryesia e Kuvendit ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.
Pas përfundimit të mbledhjes, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi bëri të ditur se të hënën e ardhshme, në Kuvendin e Kosovës do të diskutohet në lidhje me buxhetin për vitin 2025.
Gashi tha se kjo seancë do të jetë dinamike dhe në fokus do të ketë buxhetin.
“U vendos që ditën e hënë të këtë seancë me një pikë të vetme në rendin e ditës, diskutimin e buxhetit të Republikës së Kosovës për viitn 2025. Pra do të jetë një seancë dinamike, e cila e ka një fokus të veçantë”, tha ai.
Kurse sa i përket seancës së sotme, Gashi njoftoi se deputetët e LDK-së do të jenë të pranishëm, por se nuk e di nëse ata të Vetëvendosjes do të marrin pjesë, transmeton lajmi.net.
Deputeti i LDK-së ka thënë se për vitin 2025 do të jetë jetëshkurtër pasi që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në krye do të jetë një qeveri tjetër.
Ai gjithashtu njoftoi se LDK-ja nuk e voton buxhetin për vitin 2025.
Gashi tha se nuk do ta votojnë buxhetin në formën që është tani, por shtoi se do të japin “vërejtjet, propozimet dhe nëse merren në konsideratë do ta shohim si mundësi”.
Ai tha se ky buxhet ka dy probleme ligjore dhe kushtetuese.
“E para ka të bëjë me ndërhyrjen e buxhetit në ligjin për Pagat në sektorin publik. Ndërsa e dyta është që tentojnë me bë këta është me ligjin për tatimin në pronën e paluajtshme. Po ashtu e njëjta vlen sepse në ligjin specifik ndërhyhet me një ligj të karakterit të përkohshëm”, tha Gashi.
Ai tha se këto janë shkelje ligjor./Lajmi.net/