“Të gjithë situatën e ka në dorë presidentja” – Njohësi i drejtësisë flet për dështimin e dy seancave konstituive të Kuvendit

Konstituimi i Kuvendit dështoi dy herë brenda kësaj jave, për shkak të mosmarrëveshjeve procedurale mes partive politike që siguruan ulëse në zgjedhjet e 9 shkurtit. Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK fajësuan LVV-në se me ndërprerjen e seancave po tenton “të blejë kohë për pazare politike”, pasi sipas tyre, partia e Albin Kurtit nuk i…

Lajme

17/04/2025 22:35

Konstituimi i Kuvendit dështoi dy herë brenda kësaj jave, për shkak të mosmarrëveshjeve procedurale mes partive politike që siguruan ulëse në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK fajësuan LVV-në se me ndërprerjen e seancave po tenton “të blejë kohë për pazare politike”, pasi sipas tyre, partia e Albin Kurtit nuk i ka votat për të zgjedhur kryeparlamentarin e as Qeverinë.

Seanca e re e Kuvendit pritet të zhvillohet ditën e shtune me fillim nga ora 12:00, kjo do të jetë përpjekja e tretë që të konsolidohet qeveria.

Derisa sa partitë politike ia hedhin fajin njëra- tjetrës për dështimin e seancës së dytë të kuvendit, njohësi i drejtësisë, Blerim Burjani i tha Lajmi.net se të gjithë situatë në dorë e ka presidentja, Vjosa Osmani.

“Zgjidhja duhet të bëhet me marrëveshje me presidenten dhe partitë politike, pra presidentja e ka në dorë këtë punë”, tha Burjani për lajmi.net.

“Procedura është e qartë, brenda 30 ditësh duhet të konstituohet Kuvendi. Nga dita kur presidentja e ka thirru seancën. Pra, afati ligjorë është 30 ditë, nga dita e certifikimit të zgjedhjeve. Një ditë para certifikimit të rezultateve në KQZ duhet të dërgohet letra me shkrim që duhet të heqin dorë nga posti i deputeti, nëse nuk japin dorëheqje vlerësohet nga KQZ se dëshirojnë ta mbajnë postin e deputeti – e kushtetuta dhe ligjet nuk e lejojnë të dyja edhe deputet edhe kryeministër ose ministër deputet. Zgjidhja duhet të bëhet me marrëveshje me presidenten dhe partitë politike, pra presidentja e ka në dorë këtë punë”, tha ai për lajmi.net.

Kutjojmë se për dështimin e kësaj seance kanë reaguar edhe Ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në Prishtinë, ku u bënë thirrje partive politike të bashkëpunojnë për tejkalimin e pengesave për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

“Njerëzit kanë të drejtë të presim nga liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interes të vendit”, tha ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, në një reagim në Facebook të enjten.

Ai tha se Kosova ka nevojë “urgjente” për formimin e institucioneve të reja, pasi kanë kaluar më shumë se dy muaj nga mbajtja e zgjedhje.

Ndryshe, Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde tha se më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës ka mbetur në bllokadë si rezultat “i taktikave bllokuese”.

“Prandaj e përsëris: Duhet urgjentisht një bashkëpunim i mirëfilltë për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe formimin e shpejtë të një qeverie të qëndrueshme”, ka përfunduar Rohde.

Konstituimi i Kuvendit dështoi dy herë brenda kësaj jave, për shkak të mosmarrëveshjeve procedurale mes partive politike që siguruan ulëse në zgjedhjet e 9 shkurtit./Lajmi.net/