Të gjithë në mbështetje të Ahmedit, djaloshit i cili u arrestua për krijimin e një ore
Ahmed Mohamed, djalosh 14-vjeçar mysliman i cili u arrestua nga autoritetet e Teksasit për krijimin e një ore për të cilën menduan se ishte bombë, tani është duke u mbështetur me të madhe në rrjetet sociale.
Fun
Të mërkurën, hashatgu #IStandWithAhmed u bë trend në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar, përderisa ngjarja rreth djaloshit 14-vjeçar u shpërnda me të madhe në të gjitha rrjetet sociale, me reagime të ndryshme që nga presidenti i SHBA-së, yjeve botërore dhe më shumë.
Ahmed, një student i cili është i pasionuar pas inxhinierisë, e solli orën e tij në shkollën MacArthur në Teksas të martën, ku një mësues pasi e pa atë e thirri menjëherë policinë, përkundër faktit që ajo ishte një orë, dhe jo një armë, transmeton Lajmi.net.
Policia e mbylli rastin të mërkurën pa ndonjë akuzë për djaloshin, duke cituar se nuk kishte prova se ai kishte për qëllim të dëmtonte dikë, dhe më pas u lëshua në shtëpi tek prindërit e tij.
Ngjarja që i ndodhi atij bëri që shumë figura të larta botërore të reagojnë: Presidenti i SHBA-së, yjet botërore dhe pronarët e kompanive më të mëdha teknologjike, duke përfshirë Mark Zuckerberg.
Ngjashëm si Obama, i cili e ftoi atë në Shtëpinë e Bardhë, themeluesi dhe CEO i Facebook Mark Zuckerberg e ftoi atë në Menlo Park për një vizitë në zyrat qendrore të kompanisë.
Disa madje i morën orët e tyre në punë, për t’u solidarizuar me 14-vjeçarin.
Përdorues të tjerë të rrjeteve sociale akuzuan policinë dhe shkollën për arrestimin e Ahmedit pasi thanë se kjo është bërë vetëm pse ai është mysliman. Por, policia tha se reagimi i tyre do të ishte i njëjtë pa marrë parasysh se kush do ta sillte orën në shkollë.
Në fund, me një postim në Twitter nga profili @IStandWithAhmed u falenderuan të gjithë ata që e mbështeten Ahmedin . (Lajmi.net)
Thank you fellow supporters. We can ban together to stop this racial inequality and prevent this from happening again pic.twitter.com/fBlmckoafU
— Ahmed Mohamed (@IStandWithAhmed) September 16, 2015