Të gjithë liderët partiak arrijnë tek presidenca- përgjigjen pozitivisht takimit me Osmanin

Liderët e partive politike në Kosovë tanimë kanë arritur tek objekti i Presidencës së Kosovës. Liderët partiak i janë bashkuar takimit të thirrur nga presidentja tani që janë bërë një muaj nga fillimi i seancave konstituive, të cilat nuk kanë arritur që të sjellin asgjë në kuadër të konstituimit. Në këtë takim presidentja Osmani parashihet…

Lajme

15/05/2025 13:09

Liderët e partive politike në Kosovë tanimë kanë arritur tek objekti i Presidencës së Kosovës.

Liderët partiak i janë bashkuar takimit të thirrur nga presidentja tani që janë bërë një muaj nga fillimi i seancave konstituive, të cilat nuk kanë arritur që të sjellin asgjë në kuadër të konstituimit.

Në këtë takim presidentja Osmani parashihet se do të tentojë që të përafrojë qëndrimet e partive politike për të arritur gjetjen e një zgjidhje. Pas takimit me liderët e partive shqiptare, Osmani pritet që rreth orës 15 t’i takojë edhe përfaqësuesit e partive politike nga komunitetet.

Osmani paralajmëroi të martën se mund të ketë një sërë takimesh mes saj dhe partive politike, varësisht se si shkojnë bisedimet të enjten.

Ajo tha se moskonstituimi i Kuvendit e rrezikon “pikërisht funksionimin kushtetues të institucioneve që është edhe arsyeja pse i kam ftuar liderët që të diskutojmë rrugën përpara”.

“Si institucion i Presidencës jemi në zbatim të detyrave kushtetuese, sepse, siç e dini, neni 84 përcakton që presidentja e vendit ka për detyrë të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve”, tha ajo.

Pavarësisht kësaj dihet mirë se liderët e partive politike tashmë kanë qëndrimet e tyre dhe kanë ofruar propozimet e vetme të cilat mund të pranohen.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se nuk do të ndryshohet emri i Albulena Haxhiut si e propozuar për kryetare të Kuvendit, derisa i kanë bërë ofertë LDK-së për koalicion të cilin nuk e kanë pranuar.

Në anën tjetër i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se janë në propozimin e tyre për formimin e një qeverie nacionale të tranzicionit dhe jo për koalicion vetëm me VV-në.

Derisa partitë e tjera si PDK, AAK kanë deklaruar se janë pro gjetjes së një zgjidhje, por se e përkrahin një qeveri të mundshme të opozitës.

Pavarësisht këtij takimi të sotëm në publik nuk pritet që do të ketë gjetje të një zgjidhje qe çon në dalje nga ky ngërç politike e deri tek formimi i kuvendit dhe të qeverisë./Lajmi.net/

 

 

Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj arrijnë në takimin e thirrur nga Osmani