Të gjithë flasin për Ronaldon, shikojeni super golin e Ramosit para ndeshjes me Juventusin

"Sky Sport" ka publikuar pamjet e një tjetër super goli nga një futbollist i Real Madridit.

Sport

04/04/2018 14:53

Cristiano Ronaldo u më lajm kryesor i mediave sportive pas golit fantastik me gërshërë në fitoren ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Por, “Sky Sport” ka publikuar pamjet e një tjetër super goli nga një futbollist i Real Madridit.

Sergio Ramos para ndeshjes me Juventusin shënoi nga prapa portës duke konfirmuar se edhe ai, njësoj sikurse Ronaldo, ka teknikë të shkëlqyeshme, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid mposhti Juventusin me rezultat 3:0 në ndeshjen e tyre të parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/