Të gjithë e kemi dëgjuar, por çfarë saktësisht bënë uji i orizit për flokët?
Prania e vitaminës B, C, E pasuron flokët.
Lifestyle
Shpesh mund të keni dëgjuar se uji i orizit është shumë i dobishëm për flokët. Dhe në fakt uji i orizit është një nga trajtimet më të mira për flokët, shkruan ABCNews.
Kjo përbërje ka gjetur kohët e fundit një përdorim të gjerë pasi i bën flokët më të fortë. Këto janë disa arsye pse duhet të aplikoni ujë orizi në flokët tuaj, transmeton lajmi.net.
Çon në rritjen e flokëve
Uji i orizit ndihmon në rritjen e flokëve dhe gjithashtu parandalon rënien e tyre. Prania e vitaminës B, C, E pasuron flokët dhe i ndihmon ata të rriten shpejt.
Parandalon dëmtimin e flokëve
Uji i orizit siguron një “mburojë” për flokët dhe bën që të mos dëmtohen shpejt. Gjithashtu mbron flokët nga rrezet e dëmshme të diellit.
Redukton skajet e ndara
Uji i orizit përmban proteina në një sasi të mirë, të cilat parandalojnë krijimin e majave dyshe.
I bën flokët të butë
Uji i orizit i bën flokët të butë. Shpëlarja e flokëve me ujë me oriz iu jep gjithashtu më shumë shkëlqim flokëve.
Redukton zbokthin
Zbokthi ose infeksioni bakterial në lëkurën e kokës bëhet shqetësues për të gjithë. Larja e flokëve me ujë orizi largon zbokthin dhe parandalon tharjen e flokëve. /Lajmi.net/