“Të gjithë bashkë nga të gjitha trojet shqiptare për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë çlirimtar” – Djali i Fadil Fazliut bën thirrje për protestë gjithëkombëtare
Një protestë gjithëkombëtare është paralajmëruar të mbahet të premten, më 17 tetor, në Sheshin “Skënderbeu” në Tiranë, me moton “Për lirinë, të vërtetën dhe dinjitetin kombëtar”. Tubimi pritet të nisë në ora 17:00 dhe ka për qëllim mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare dhe kërkesën për drejtësi ndaj luftëtarëve të saj, raporton lajmi.net Thirrja për…

Lajme
Një protestë gjithëkombëtare është paralajmëruar të mbahet të premten, më 17 tetor, në Sheshin “Skënderbeu” në Tiranë, me moton “Për lirinë, të vërtetën dhe dinjitetin kombëtar”.
Tubimi pritet të nisë në ora 17:00 dhe ka për qëllim mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare dhe kërkesën për drejtësi ndaj luftëtarëve të saj, raporton lajmi.net
Thirrja për pjesëmarrje vjen nga Fahri Fazliu, djali i ish-luftëtarit të UÇK-së, Fadil Fazliu, dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.
Sipas tij, protesta synon të bashkojë shqiptarët nga të gjitha trojet për të nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe për të ruajtur të vërtetën historike të luftës për liri.
“Të gjithë bashkë nga të gjitha trojet shqiptare për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë çlirimtare, për të nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë, dhe për të kërkuar drejtësi e dinjitet për çdo çlirimtar”, thuhet në thirrjen publike.
Postimi i tij i plotë:
THIRRJE PËR PROTESTË GJITHËKOMBËTARE
Për lirinë, të vërtetën dhe dinjitetin kombëtar!
📅 E premte, 17 tetor 2025
🕔 Ora 17:00
📍 Sheshi “Skënderbeu”, Tiranë
Të gjithë bashkë nga të gjitha trojet shqiptare për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë çlirimtare, për të nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë, dhe për të kërkuar drejtësi e dinjitet për çdo çlirimtar!/Lajmi.net/