Të gjitha rrugët sot çojnë shqiptarët në Burojë- Kolona e numër i madh i njerëzve po i bashkohen ceremonisë së varrimit të Haxhi Thaçit
Qytetarë të shumtë nga e gjithë Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Lugina janë nisur sot drejt Burojës së Skenderajt. Disa prej tyre që në orët e para të mëngjesit, e disa të tjerë tani direkt e në ceremoninë e varrimit -po marrin pjesë në lamtumirën e fundit që po i bëhet babait të ish-presidentit…

Lajme
Qytetarë të shumtë nga e gjithë Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Lugina janë nisur sot drejt Burojës së Skenderajt.
Disa prej tyre që në orët e para të mëngjesit, e disa të tjerë tani direkt e në ceremoninë e varrimit -po marrin pjesë në lamtumirën e fundit që po i bëhet babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi.
Rrugët janë mbushur përplot me vetura, e këmbësorë të cilët po vazhdojnë rrugën drejtë varrezave të fshatit Burojë.
Po ashtu aty janë parë edhe emra të shumtë të politikës, nga Kosova e rajoni.
Pavarësisht numrit të madh të njerëzve që sot po i japin lamtumirën Haxhi Thaçit, aty po vërehet vazhdimisht mungesa e djalit të tij, ish-presidentit Thaçi të cilit Gjykata Speciale ia pamundësoi ardhjen sot në varrimin e babait./Lajmi.net/