Të gjitha karakteristikat e iPhone 6

Gjatë ngjarjes së zhvilluar natën e mbrëmshme, Apple prezantoi telefonin inteligjent të shumëpritur, iPhone 6. Njihuni me të gjitha karakteristikat e tij.

Auto & Tek

10/09/2014 19:44

Ky telefon inteligjent ka një ekran 4. 7 inç LCD me rezolucion Retina HD 750 x 1,334 piksel, dhe densitet prej 326 piksel për inç.

Kamera e pasme është 8 megapikselë me 1.5µ piksel dhe hapje f/2.2 . Nuk ka stabilizues optik të imazheve. Ky telefon është vetëm 6.9 mm i hollë. Kasat janë prej alumini dhe logoja e Apple është prej çeliku të pandryshkshëm, transmeton Lajmi.net.

Apple iPhone 6 fuqizohet nga gjenerata e dytë e çipeve, Apple A8. Ai ofron procesor 25% më të shpejtë dhe grafikë 50% më të shpejtë. Apple premton që bateria do të zgjasë më shumë se në iPhone 5, me mundësi të bisedës prej 14 orë.

Për sa i përket lidhjes, ky telefon ofron GSM, Wi-Fi 802.11ac, që është tri herë më i shpejtë se shpejtësia e Wi-Fi, LTE, VoLTE, NFC.

Apple iPhone 6 me 16GB hapësirë të brendshme kushton 199 dollarë (me dy vite kontratë), versioni me 64GB hapësirë të brendshme kushton 299 dollarë, ndërsa versioni me 128GB hapësirë kushton 399 dollarë. Porositë do të fillojnë më 12 shtator, ndërsa më 19 shtator ai mund të merret nga klientët.