“Të gjitha ëndrrat më filluan këtu”, Capital T sjell imazhe nga vizita që i bëri shkollës fillore

Capital T ka bërë një vizitë të veçantë.

ShowBiz

03/09/2019 14:01

Capital T ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga vizita që i ka bërë shkollës ku ndoqi hapat e parë të mësimit, shkruan lajmi.net.

Reperi ka postuar edhe disa imazhe të reja nga kjo vizitë që i bëri shkollës “Asim Vokshi” në Prishtinë.

“Isha vetëm një djalë i vogël me ëndrra të mëdha. Të gjitha ëndrrat e mia filluan këtu, kurrë mos ndaloni të ëndërroni dhe besoni”, ka shkruar ai pas vizitës që i bëri shkollës.

https://www.instagram.com/p/B18jaBbhZif/

Për ndryshe, Capital T gjatë kësaj vizite ka gëzuar fansat me disa dhurata për shkollë. /Lajmi.net/