Të famshmit e prekur nga kanceri i gjirit

Kancerit i gjirit është shkaku kryesor i pestë i vdekjes në botë nga kanceri, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Rreth 1/8 e gruas e lindur në botë do të ketë kancer në gji gjatë jetës së saj. Sipas studimeve, kanceri i gjirit është më i përhapur se kanceri në lëkurë. Qendra për kontrollin dhe parandalimin…

Lifestyle

07/10/2013 10:57

Kancerit i gjirit është shkaku kryesor i pestë i vdekjes në botë nga kanceri, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Rreth 1/8 e gruas e lindur në botë do të ketë kancer në gji gjatë jetës së saj. Sipas studimeve, kanceri i gjirit është më i përhapur se kanceri në lëkurë.

Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thotë se gratë rreth 50 deri në 74 vjeçare duhet të bëjnë monografi çdo dy vjet.

Këtë vit, janë shtuar edhe profilet e famshme botërore në listën e kancerit të gjirit, të cilat kanë folur haptazi rreth asaj se si sëmundja i ka prekur ato.

Angelina Jolie: Në një pjesë të opinionit publik të Gazetës The New York Times, aktorja e famshme Angelina Jolie kishe deklaruar se kishte bërë operacion të dy gjinjtë për shkak të parandalimit të rrezikut të saj të lartë nga kanceri. “Dua të shkruaj në lidhje me këtë për t’ju treguar grave të botës që vendimi im për t’u bërë operacion nuk ishte vendim i lehtë. Por, është një vendim shumë i mirë që kam marrë. Shanset e mia për zhvillimin e kancerit të gjirit kanë rënë nga 87 për qind nën 5 për qind. Dhe mund t’ju them fëmijëve të mi që nuk mund të më humbin për shkak të kancerit të gjirit”.

Sharon Osbourne: Personazhi televiziv dhe gruaja e Ozzy Osbourneit gjithashtu ka bërë operacion dy gjinjtë e saj për ta parandaluar kancerin. “Si e mora vesh që kisha kancer në gji, thashë më vete që shanset nuk janë në favorin tim”, thotë ajo për revistën Britanike Hello. “Kam pasur kancer më parë, dhe nuk isha e gatshme që të kaloj prapë në një situatë të tillë, vendosa t’i heq që të dyja”.

Anastacia: Këngëtarja është përballur më një diagnozë të kancerit të gjirit gjatë muajit shkurt, një dekadë pasi mposhti sëmundjen e saj të parë. Ajo ishte e detyruar ta anulonte turin e saj europian. Në një deklaratë, tha se një pjesë e trajnimit përfshiu një masterctomy të dyfishtë, ku ende po shërohet. “Ky vendim ma shpëtoi jetën dy herë. Do ta vazhdoj luftën kundër kancerit”.

Ally Rose: Miss Kolumbia 2012 foli lidhur me kancerin e gjirit para paradës se Miss Amerika 2013. Ajo deklaroi se kanceri në gji për pak mbyti nënën e sa, dhe gjysmën e grave në familjen e saj. Në nëntor të këtij viti, deklaroi se do të kishte parandaluar procedurën e operacionit nëse nuk ishte bërë Miss Amerika.

Lorna Luft: Këngëtarja dhe aktorja mësoi për diagnozën e saj më kancer këtë janar. “Ishte sikur dikush më futi boks në fytyrë nga Muhamed Ali ose Mike Tyson. Di gjithçka rreth teatrit dhe muzikës, por papritmas m’u shfaq kanceri?! Mirëpo, po ja dal shumë mirë, është shumë e lehtë.”

Jennette McCurdy: Ylli i filmave Nickelodion është dëshmitar i një rasti të kancerit të gjirit. Nëna e saj ishte e prekur nga ky lloj i kancerit në 1995. Por, i është kthyer në vitin 2010 prapë. “Kur isha afër nënës time, sillesha sikur nuk po ndodhte asgjë. Ajo e bënë një punë të mirë për vetën e saj. Edhe pse mezi rri në këmbë, ajo zgjohet para meje në mëngjes dhe përgatit qumësht të nxehtë. Nuk e di se si ia del, por ajo thotë se kjo gjë e bën të lumtur”.