Të diplomuarit në Shqipëri, protestë te Kuvendi i Kosovës
Pas protestës që zhvilluan tek ndërtesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe takimit që zhvilluan me ministrin Arsim Bajrami, studentët e diplomuar në universitetet jopublike në Republikën e Shqipërisë për njohjen e diplomave të fituara në këto universitete, kanë shkuar te Kuvendi i Kosovës.
