Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës fillojnë krasitjen e mollëve
Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës kanë filluar procesin e krasitjes së mollëve në plantacion. Në njoftimin e lëshuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës thuhet se ky aktivitet po realizohet nga të burgosurit, nën mbikëqyrjen e stafit përgjegjës. “Angazhimi i të burgosurve në këto aktivitete ka për qëllim jo vetëm mirëmbajtjen e plantacionit, por…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/dua.png)
Lajme
Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës kanë filluar procesin e krasitjes së mollëve në plantacion.
Në njoftimin e lëshuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës thuhet se ky aktivitet po realizohet nga të burgosurit, nën mbikëqyrjen e stafit përgjegjës.
“Angazhimi i të burgosurve në këto aktivitete ka për qëllim jo vetëm mirëmbajtjen e plantacionit, por edhe aftësimin e tyre në sektorin e bujqësisë”, thuhet në njoftim.
Ndër tjera, shtohet se ky aktivitet është pjesë e iniciativave për rehabilitimin dhe risocializimin e të burgosurve, duke u mundësuar atyre të fitojnë aftësi të reja që mund t’i shfrytëzojnë pas përfundimit të dënimit.