“Te Belgjika nuk e përmend askush, te Kosova do të ishte një yll”

“Adnan Januzaj do të ishte yll te Kosova”, kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.

Sport

13/05/2019 21:55

Salihu ka qenë mysafir në emisionin e sotëm të ’90 Plus’ në TV Zëri.

Teksa po fliste për ardhjet e reja te Përfaqësuesja e Kosovës, ku në mesin e tyre është edhe Florent Hadërgjonaj, Salihu nuk ka kaluar pa përmendur edhe Adnan Januzjan.

Ylli i Real Sociedad, ka pasur mundësinë të luante për Kosovën, po ka zgjedhur Belgjikën.

Sipas Salihut, te Belgjika askush nuk flet për të, ndërsa nuk ka dyshime se te Kosova do të ishte një yll.

“Jemi në rrugën më të mirë, kemi edhe Florent Hadërgjonajn tani. Tash, paramendojeni se çfarë ka humbur Adnan Januzaj, mua më vjen keq për të”, theksoi Salihu.

“Askush nuk e përmend atë në Belgjikë, ai do të kishte qenë yll te Kosova”./Lajmi.net/