Të arrestuarit për dallavere me patentë shoferë – Basha njofton: Në pranga edhe ekzamineria e Ministrisë, e mirëpresim aksionin

Tre instruktorë dhe një ekzaminere janë arrestuar nën dyshimin për dallavere me patentë shoferë. Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, njoftoi se ekzaminereja e përfshirë është pjesë e këtij dikasteri. “Për veprat penale të marrjes së ryshfetit, falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare në procesin e pajisjes me patentë-shoferë, sot janë…

Lajme

23/03/2026 16:47

Tre instruktorë dhe një ekzaminere janë arrestuar nën dyshimin për dallavere me patentë shoferë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, njoftoi se ekzaminereja e përfshirë është pjesë e këtij dikasteri.

“Për veprat penale të marrjes së ryshfetit, falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare në procesin e pajisjes me patentë-shoferë, sot janë arrestuar katër persona të dyshuar, përfshirë edhe ekzamineren e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Basha tha se e mirëpresin aksionin dhe konfirmoi “gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit”.

“Do të jemi të përkushtuar dhe të vendosur në luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe çdo forme të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke garantuar integritet, transparencë dhe besim në institucionet publike”, përfundoi ai. /Lajmi.net/