Të arratisurit Faton Hajrizi dhe “Shani Tmerri” tallen me autoritetet kosovare, tregojnë se si e rrahën mbikëqyrësin e burgut
Policia e Kosovës është në kërkim të dy personave të arratisur nga burgjet e Kosovës. Faton Hajrizi dhe Shani Tafolli janë dy emra mjaftë të njohur tanimë për organet e rendit në vend, por edhe për vetë qytetarët. Faton Hajrizi është arratisur para gjashtë ditëve nga burgu i Smrekonicës, kurse Shani Tafolli i njohur ndryshe…
Lajme
Policia e Kosovës është në kërkim të dy personave të arratisur nga burgjet e Kosovës.
Faton Hajrizi dhe Shani Tafolli janë dy emra mjaftë të njohur tanimë për organet e rendit në vend, por edhe për vetë qytetarët.
Faton Hajrizi është arratisur para gjashtë ditëve nga burgu i Smrekonicës, kurse Shani Tafolli i njohur ndryshe si “Shani Tmerri” është në arrati që gati një vit, më saktë nga gushti i vitit të kaluar.
E siç duket arratisja i ka bërë bashkë që të dy në një lidhje direkte në rrjetin social “Tiktok”.
Përmes këtij rrjeti social, Shani Tafolli ka uruar për arratisjen Faton Hajrizin duke i uruar që të mos kthehet kurrë më në burg.
“Urime që je arratis, ishalla ma kurrë nuk shkon atje”, i tha Shania, Fatonit.
E është vetë Hajrizi i cili e ka përmendur një rast se si “Tmerri” e kishte rrahur një roje brenda burgut dhe se si pastaj ai u rrahë më tre zyrtarë policorë.
“A e mban mend kur e rreh mbikëqyrësin…“E ta përmbledhë, bam-bllap”, i thotë Fatonit, Shanisë.
“Po vallain e di veç a e man mend kur më kanë marrë me shleme, më kanë çu zhag – tre ditë tani teposhtë, se unë e majë mend kur e kam rreh mbikëqyrësin se unë sun e durojë kërkon – tani tri ditë, tri netë më kanë rreh në bodrum atje poshtë, u kanë ka më del shpirti“, i tha Shania, Fatonit.
Faton Hajrizi mbrëmë ishte paraqitur në një lidhje tjetër në “TikTok” nga ku ishte marrë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili pati deklaruar se kapja e Hajrizit është çështje orësh.
Hajrizi përmes një video it ha Sveçlës “ Se ju nuk jeni që e kapni askënd hiç” e se sipas tij sa për ministrin do të paraqitej në Prishtinë.
Duhet përkujtuar që një numër i madh i të arratisurve vazhdojnë të jenë në kërkim, e ende asnjëri prej tyre nuk ka arritur të kapet.
Duhet përmendur këtu edhe Enver Sekiraqën e së fundi edhe Marko Roshiq./Lajmi.net/