Të akuzuarit në rastin e vrasjes së policit Muhamed Lika paraqiten para trupit gjykues

Ka filluar seanca gjyqësorë në rastin e vrasjes së zyrtarit policor Muhamed Lika. Në sallën e gjyqit kanë arritur të akuzuarit në këtë rast. Të njëjtit u paraqitën në disponim të mirë e të shoqëruar nga forca të shtuara policore. Gjykata Themelore në Ferizaj, më 14 janar pati njoftuar se seanca do të kundër të…

Lajme

12/02/2026 09:13

Ka filluar seanca gjyqësorë në rastin e vrasjes së zyrtarit policor Muhamed Lika.

Në sallën e gjyqit kanë arritur të akuzuarit në këtë rast.

Të njëjtit u paraqitën në disponim të mirë e të shoqëruar nga forca të shtuara policore.

Gjykata Themelore në Ferizaj, më 14 janar pati njoftuar se seanca do të kundër të pandehurve H.B., R.M., V.Ç., E.L.,Sh.K. të akuzuar për veprën penale vrasja e rendë dhe D.G., i akuzuar për shkak të veprës penale ‘dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale’.

Seanca e shqyrtimit fillestar mbahet në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, kati (I), salla numër (I), tek gjyqtari i çështjes Ilir Bytyqi. /Lajmi.net/